Kadilli: “Pronat dhe tenderat, denoncimet më të shumta te kryeministri”
Intervistë më këshilltarin e kryeministrit për antikorrupsionin
Eljona Ballhysa
Këshilltari i kryeministrit për luftën kundër korrupsionit, Fatbardh Kadilli, në një intervistë për gazetën “Albania” tregon akuzat që drejtojnë më së shumti qytetarët shqiptarë. Sipas Kadillit, qytetarët shqiptarë i përdorin të gjitha mjetet e komunikimit për t’i drejtuar kryeministrit ankesat e tyre apo dhe akuzat ndaj nëpunësve të administratës. Sipas Kadillit, regjistrohen rreth 20 telefonata në ditë në numrat e telefonit pa pagesë të vëna në dispozicion të qytetarëve nga Kryeministria, ndërkohë që vijnë gati 10 letra elektronike nëpërmjet internetit. Këshilltari i kryeministrit gjithashtu bën të ditur se nëpërmjet postës tradicionale në adresë të kryeministrit vijnë rreth 40 letra në ditë, të cilat, sipas Kadillit, shfletohen të gjitha nga kreu i qeverisë, Berisha. Sipas këshilltarit të Berishës, qytetarët shqiptarë bëjnë më tepër akuza për çështje që lidhen me abuzimet me procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave, me rritjet artificiale të energjisë elektrike në faturat e KESH-it. Po kështu, qytetarët akuzojnë marrjen e ryshfetit nga punonjës të caktuar të shërbimit shëndetësor, nga policët apo dhe nga arsimtarët. Sipas Kadillit, të gjitha akuzat e qytetarëve e angazhojnë zyrën e antikorrupsionit në Kryeministri që të kryejë verifikimet e nevojshme në bashkëpunim dhe me institucionet e tjera. Të gjitha rastet që kanë rezultuar të vërteta janë marrë masat e parashikuara në ligj, me largim nga puna të nëpunësve ose dhe me kallëzim penal në prokurori. Sipas Kadillit, 10-20 për qind të rasteve, denoncimet janë provuar dhe kanë çuar në marrjen e masave administrative deri në largime nga puna zyrtarëve që kanë abuzuar.
Zoti Kadilli, sa është numri i akuzave për korrupsion që vijnë nga numrat e telefonit të vëna në dispozicion nga Kryeministria për qytetarët?
Shërbimi i telefonave pa pagesë është një nga mjetet që përdor kryeministri për të komunikuar me qytetarët. Mesatarisht regjistrohen 15-20 thirrje në ditë dhe një pjesë e mirë e tyre janë ankime për administratën, ose akuza në formën e denoncimeve. Posta elektronike dhe posta tradicionale me letra janë mjetet ose mënyrat e tjera se si kryeministri mban kontaktet me qytetarët.
Sa akuza vijnë në rrugë elektronike, apo nëpërmjet letrave të postuara?
Posta elektronike përdoret gjithnjë e më shpesh falë dhe përhapjes së internetit dhe shtimit të numrit të përdoruesve. Mesatarisht vijnë 10 mesazhe në ditë nga qytetarët në adresë të kryeministrit, gjithnjë bëhet fjalë për atë korrespondencë që përmban ankime, akuza për abuzim, korrupsion nga administrata. Ndërsa posta tradicionale ende ka një peshë edhe më të madhe. Mesatarisht në adresë të kryeministrit vijnë 40 letra në ditë, pa përmendur këtu numrin e qytetarëve që paraqiten vetë në zyrat e administratës së kryeministrit.
Për çfarë janë më të shqetësuar qytetarët? Pra, për cilat çështje vijnë më shumë akuza?
Në fakt, mjeti që përdorin qytetarët për t’iu adresuar kryeministrit, në njëfarë mase, ka të bëjë edhe me karakterin e çështjes që paraqitet. Thirrjet telefonike përdoren gjerësisht për ankime konkrete, apo denoncime për abuzime me detyrën që i referohen një ngjarjeje të drejtpërdrejtë, të cilat kërkojnë edhe një përgjigje të shpejtë. Raste të tilla mund të përmendim ankime për parregullsi me faturimet e energjisë, abuzime nga ana e policisë ndaj qytetarëve, kërkesa për ryshfete nga nëpunës, ndonjë rast tenderi e të tjera çështje të ngjashme, për të cilat zyra e kryeministrit reagon menjëherë për të kryer verifikimet e nevojshme. Qytetarët preferojnë rrugën tradicionale kur ankesa e tyre lidhet me një rast që ka nevojë për shpjegime më të plota dhe vjen e prezantuar bashkë me materiale, dokumente shoqëruese. Kryesisht në këtë grup ka ankime lidhur me çështjet e pronave, qoftë për kthim kompensimi, qoftë për regjistrim të pronave, si dhe shumë raste për mosfunksionim të drejtësisë, çështje të tjera të zvarritura, që nuk gjejnë zgjidhje apo qëllimisht vonohen nga administrata. Trajtimi i këtyre çështjeve kërkon verifikime, të cilat kryhen brenda fushës së kompetencës nga Departamenti i Kontrollit Administrativ dhe Antikorrupsionit. Posta elektronike përdoret gjithnjë e më shumë, por përveç ankesave konkrete, ka shpesh shqetësime të qytetarëve për probleme të një natyre më të përgjithshme, që kapërcejnë problemet vetjake. Gjithsesi, duhet të them se ka raste që i njëjti problem pozohet në të gjitha format.
Sa prej akuzave kanë rezultuar të vërteta dhe kanë gjetur zgjidhje?
Komunikimi nëpërmjet telefonave, siç ju thashë, shoqërohet me verifikimin e denoncimit pranë institucionit ndaj të cilit vjen akuza. Në 10-20 për qind të rasteve këto denoncime janë provuar dhe kanë çuar në marrjen e masave administrative, deri në largime nga puna të zyrtarëve që kanë abuzuar.
Rastet e denoncimeve, që shoqërohen me aktivizimin e kontrollit të brendshëm, natyrisht kërkojnë një punë më voluminoze, sesa rasti i verifikimit të abuzimit apo sjelljes abuzive të një faturisti, apo polici në rrugë, pra këto raste i nënshtrohen një inspektimi më të kujdesshëm dhe jo rrallë kanë çuar në masa administrative dhe në paraqitjen e kallëzimeve penale në prokurori. Sa për një sqarim, jo vetëm komunikimi i qytetarëve, por edhe çështje që prezantohen nga media pasohet nga një reagim i menjëhershëm i strukturave pranë zyrës së kryeministrit dhe i institucioneve të tjera përgjegjëse për hetimin e korrupsionit, si inspektoratet e kontrolleve të brendshme, auditi, Agjencia e Prokurimeve Publike. Shpesh hetimi koordinohet edhe me agjenci të pavarura nga Ekzekutivi.
Mund të jepni informacion për ndonjë çështje të bujshme, e cila ka gjetur zgjidhje deri në fund?
Nëse me zgjidhje do të kuptojmë aspektin e parandalimit, duke iu referuar vetëm raporteve të Agjencisë së Prokurimeve Publike, mund t’ju them se denoncimet, ankimet për parregullsi në tendera, në gati gjysmën e tyre kanë çuar në anulimin e procedurave të parregullta dhe në marrjen e masave për të rivënë në vend drejtësinë. Ndërsa nëse marrim aspektin e zbulimit dhe ndëshkimit të korrupsionit që denoncojnë qytetarë apo biznese, të gjitha rastet e arrestimeve apo çështjeve penale që ju i keni raportuar në media, pa përjashtim, vijnë nga këto denoncime dhe nga hetimi me profesionalizëm i këtyre çështjeve nga ana e administratës përgjegjëse.
Është premtuar se qytetarët që do të paraqesin me fakte akuzat e tyre do të marrin shpërblim financiar nga qeveria. A është mbajtur ky premtim?
Ky nuk është premtim, por është një garanci ligjore që u është dhënë qytetarëve si shenjë inkurajimi për bashkëpunimin për të luftuar korrupsionin. Pra nuk bëhet fjalë për premtime, por ka një bazë ligjore që i njeh të drejtën çdo qytetari që, nëse e kërkon, mund të përfitojë shpërblim për bashkëpunimin e tij, sipas parashikimeve ligjore.
Sa qytetarë kanë përfituar shpërblim?
Nuk kam një shifër për këtë, pasi kjo është një praktikë që obligon institucionet ndaj të cilave ndodh denoncimi, por, duke gjykuar nga përvoja ime në kontakt me qytetarët që paraqesin denoncimet e tyre, ata së pari janë të interesuar për zgjidhjen e çështjes së tyre konkrete dhe një interes i dytë i tyre, tepër fisnik, është bashkëpunimi me qeverinë për të pastruar administratën nga individë që abuzojnë.
Sa prej këtyre akuzave i kalojnë kryeministrit për shqyrtim?
Kryeministri informohet për çdo rast që i adresohet atij, por duhet t’ju them se sistemi i telefonatave, zyrave për qytetarët, funksionojnë në të gjithë administratën. Çdo ministri, veçanërisht ato që kanë komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët, si Ministria e Financave, zyrat e Doganave dhe të Tatimeve, kanë sistemet e tyre të lehtësimit të denoncimeve nga qytetarët. Një shembull interesant është në Ministrinë e Arsimit, ku kanë krijuar Librin e Transparencës për komunikimin dhe dokumentimin e komunikimit me qytetarët.
26 Gusht 2008