Shpifja dhe fyerja vepër civile, jo penale
10/02/2012 Komisioni i Medies i hap rrugë projektit të qeverisë për gjobitjen e gazetarëve dhe deputetëve
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste në Komisionin parlamentar të Medies kanë rënë dakord që vepra e shpifjes dhe e fyerjes të gjykohet si vepër civile dhe jo penale. Ndryshimet në Kodin Penal dhe Civil të miratuara në parim nga anëtarët e të dyja palëve nuk u kanë shpëtuar debateve për gjobën ndaj këtyre veprave, duke risjellë në kujtesë edhe sjelljen secilës palë në kohën që kanë pasur pushtetin. “Ndonjëherë gjobat po bëhen më të frikshme sesa burgu për gazetarët. Vihen gjoba të tilla që janë të pamundura për tu paguar sikur tërë jetën të punojnë. Kjo do të thotë që ose gjoba të mos paguhet kurrë e të mos zbatohet ligji, ose pastaj burimi i parave do të ishte i dyshimtë për të paguar gjoba kaq të rënda”, - tha kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja e PS-së Valentina Leskaj. Por “keqardhja” e saj është përballur me qëndrimin që pushtetarët socialistë në kohën kur ishin në qeveri kanë mbajtur ndaj gazetarëve të opozitës, të risjellë në kujtesë të të pranishmëve nga deputeti i PD-së Gent Strazimiri. “Nuk ka gazetar që ka marr rrogën në një gazetë të opozitës nga viti 97 deri në vitin 2005, që nuk e ka parë një herë derën e gjykatës me padi penale nga ju dhe kolegët tuaj për shkrime që kanë shkruar apo opinione që kanë dhënë në gazeta. Shihni arkivat e gjykatës dhe po ju them se o e keni shfrytëzuar ju, o nuk e ka shfrytëzuar njeri këtë nen në Kodin Penal”, - deklaroi ish-zv.ministri i Brendshëm. Dy ditë më parë ndryshimet në Kodin Penal dhe atë Civil u diskutuan në Komisionin parlamentar të Ligjeve, i cili referuar kategorisë së cilës i referoheshin kryesisht këto ndryshime, ia la barrën e miratimit Komisionit të Medies. Aty u prezantua fillimisht projekti i hartuar nga Ministria e Drejtësisë, përmes të cilit kërkohej që akuza e shpifjes të kalohej nga Penali në Kodin Civil, duke parashikuar vetëm gjobë si penalizim. Ndërsa opozita, duke e cilësuar si një ndërhyrje të tepërt, kërkoi që Kodi Penal të mos prekej, por thjesht të hiqej vendimi me burg. “Ne jemi për depenalizimin e shpifjes dhe të fyerjes, që do të thotë se jemi për mbajtjen në Kodin Penal të dispozitave të shpifjes dhe fyerjes, duke hequr dënimin me heqje lirie, duke vendosur dënimin me gjobë, natyrisht duke përcaktuar një tavan të pranueshëm në kushtet shqiptare. Që të jem i hapur, këtu nuk është çështja si tia themi. Mbi këtë bazë kemi ndërtuar gjithë arsyetimin edhe për përgjegjësinë civile”, – deklaroi deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, nënkryetar i Komisionit të Ligjeve. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ishin të pranishëm edhe Avokati i Popullit Igli Totozani dhe kreu i Institutit të Medies Remzi Lani, të cilët shprehën mendimet e tyre për projektet.
Dalipi: Berisha shpifës i madh
Socialistët në komision komentuan edhe deklaratën e fundit të Kryeministrit Berisha për sulmin që u bëhet në medie artistëve dhe këngëtarëve shqiptarë. “Ne në imazh të përgjithshëm përfitojmë dhe përfiton gjithë Shqipëria. Po përfituesi i këtyre 20 vjetve është ai që ka shpifur më shumë. Ai ka shpifur për Fatos Nanon, për Servet Pëllumbin, për Namik Doklen, për Edi Ramën. Ka shpifur dhe për bashkëpunëtorët e vet. Ai i ka thënë i paburrë Genc Pollos, i ka thënë bandit dhe hajdut Genc Rulit, ai i ka thënë sharlatan Arben Imamit. Të gjitha këto kanë dalë nga goja e kryeministrit dhe në 20 vjet janë pikërisht këto që sot po marrin një vulë. Nuk është Çiljeta dhe Greta Koçi që përfiton, që duan ta heqin dhe nga Google dhe Facebook, është kryeministri i vendit i pari”, - tha deputeti Alfred Dalipi.
Relatimi i PS-së
Partia Socialiste ia ka besuar deputetes Vasilika Hysi relatimin e këtyre dy projekteve të qeverisë, ku njëri ndryshon Kodin Penal dhe tjetri Kodin Civil. “Depenalizim do të thotë se janë vepra penale, por hiqet dënimi me burgim. Ndërsa dekriminalizimi është të hiqen fare nga Kodi Penal dhe të trajtohen nga Kodi Civil. Në fjalën time thashë se do të flas vetëm për këtë ligj. Por për mua ishte e logjikshme që trajtimi të fillonte mbi Kodin Penal. Për aq kohë sa skemi përcaktuar nëse do të bëjmë depenalizim apo dekriminalizim, do ti lëmë në Kodin Penal dhe do të shpëtojmë nga përgjegjësia gazetarët. Duhet ti rikthehemi këtij ligji sapo të shohim ndryshimet në Kodin Penal. Duhet ti shohim së bashku”, - deklaroi Hysi në fjalën e saj në Komisionin e Ligjeve.
Cenimi i reputacionit
Përgjegjësia për cenimin e reputacionit nëpërmjet përhapjes së thënieve të rreme me natyrë faktike vendoset në bazë të rrethanave të çështjes, në veçanti të mënyrës, formës dhe kohës së përhapjes së thënieve; mirëbesimit dhe respektimit të normave, etikës profesionale nga autori i thënieve; faktit nëse thëniet përmbajnë një përshkrim të saktë të thënieve të të tretëve; fatet nëse thëniet kanë të bëjnë me çështjet e jetës privatet personit të dëmtuar apo me çështjet me interes, publik dhe politik. Në rast se thëniet e rreme kanë lidhje me çështje me interes publik apo politik, ose me persona në funksione shtetërore a kandidatë për zgjedhje, personi mban përgjegjësi vetëm nëse i ka përhapur thëniet duke e ditur se janë të pavërteta kur ka pasur dyshime serioze për vërtetësinë e tyre.