Milani insiston për Tevezin

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka konfirmuar synimet e klubit për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez, gjatë afatit kalimtar të verës.
Rossonerët ishin afër angazhimit të argjentinasit gjatë janarit por nuk arritën marrëveshje me klubin anglez. Mirëpo, Galliani ka insistuar se do të tentojë sërish për transferimin e Tevezit gjatë verës.
“E dua Tevezin. Do të bëjmë gjithçka për ta transferuar”, deklaroi Galliani për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.