Kagawa nuk lëviz nga Dortmund

Nga Express më 19 janar 2011 në ora 19:10
Mesfushori i Borussia Dortmund, Shinji Kagawa është në qendër të vëmendjes së klubeve italiane, Inter, Milan e Juventus
Përfaqësuesi japonez ka kualitete të jashtëzakonshme ofanzive. Por, futbollisti i lindur në vitin 1989 konsiderohet i pashitshëm nga ekipi verdh e zi, i cili është favorit për ta fituar titullin e kampionit në Gjermani këtë sezon.
“Po flitet shumë për të, por ne nuk kemi marrë asnjë ofertë nga ndonjë klub. Futbollisti ka kontratë me Dortmund deri në vitin 2013 dhe nuk ka asgjë konkrete për momentin”, deklaroi menaxheri i futbollistit, Hans-Joachim Watzke.