E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Mit Romnei të kontrollojë datën dhe arsyen

Obama me Medvedev në Seul

Presidenti Barak Obama u kap të hënën duke folur përsëri me mikrofonin të lënë të hapur. Kësaj here ai po i thoshte Presidentit rus në largim, Dimitri Medvedev, se do të ishte më mirë që ti linin bisedimet mbi programin e NATO-s për vendosjen e mbrojtjes raketore pas zgjedhjeve presidenciale në nëntor, kur  Obama do të kishte më shumë fleksibilitet. Kandidati republikan, Mit Romnej, e ka kritikuar fort Obamën, i cili duket se gjatë bisedës me mikrofonin hapur në takimin e Seulit mbi sigurinë, ka sugjeruar se ai ishte i gatshëm të bënte një koncesion mbi çështjen e zbritjes raketore nëse fitonte zgjedhjet presidenciale në nëntor. Romnej deklaroi në CNN nëpërmjet një transkripti se Obama duhet të kuptojë që Rusia nuk është një karakter miqësor në skenën botërore, sepse ka lidhje të vjetra me qeveritë në Siri dhe Iran. Rusia është pa dyshim armiku ynë numër një gjeopolitik, tha Romnej. Reagimi rus ishte nga rangjet më të larta. Presidenti Dimitri Medvedev ka kërkuar të martën nga  Mit Romnej, që të përdorë kokën dhe të mos mbajë fjalime me stereotipa Hollivudi. U rekomandoj të gjithë kandidatëve presidencialë në SHBA, përfshirë kandidatin që ju përmendët (Romnej), të bëjnë të paktën dy gjëra: të përdorin kokën e të konsultojnë arsyen kur formulojnë pozicionet e tyre, dhe të kontrollojnë datën, jemi viti 2012 jo mesi i viteve 70″, tha Presidenti rus në largim, gjatë komenteve të transmetuara në televizionin shtetëror. Medvedev tha se ekipi i Romnejt binte era Hollivud sepse e cilësuan Moskën si armiku më i madh i Uashingtonit që nga epoka e Luftës së Ftohtë, njëlloj si në filmat triller të produksionit amerikan. Sa për klishe ideologjike, gjithmonë bëhem nervoz kur njëra palë apo tjetra përdor fraza si armiku numër një apo të ngjashme me këto, theksoi Medvedev. Komiteti i çështjeve me jashtë në Dumën ruse, tha se Republikanët thjesht nuk e kuptojnë se SHBA nuk është i gjithë universi. Duket se me gjithë dështimin në Irak dhe me një dështim tjetër në mbërritje, Afganistanin dhe megjithëse humbën zgjedhjet presidenciale, republikanët nuk paskan mësuar asgjë, tha kreu i këtij komiteti, Aleksei Pushkov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›