E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO Afganet pergjegjesi te plote per sigurine ne 2013

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, është shpehur në samitin e NATO-s se pret që forcat afgane do ta marrin përgjegjësinë e plotë për siguri në vendin e tyre deri në mesin e vitit 2013, duke lejuar që NATO-ja shkallë-shkallë t’i tërheqë trupat e saj luftarake.
Duke folur në samitin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, sot në Bruksel, zoti Rasmusen i ka hedhur poshtë sugjerimet se tranzicioni gradual, që fillon në mes të vitit 2013, nënkupton se aleanca po e mbyllte rolin e saj luftarak në Afganistan më herët.
Të gjitha trupat e jashtme të udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan, parashikohet të largohen deri në fund të vitit 2014.
Më herët, sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, tha se shpreson se trupat amerikane dhe trupat e tjera të jashtme në Afganistan do ta përfundojnë misionin e tyre luftarak, deri në mes të vitit 2013 dhe ta fillojnë tranzicionin në “rol trajnues dhe këshillues”.
Takimi i Brukselit, i planifikuar më parë, pason njoftimin e presidentit francez se ai dëshiron t’i tërheqë trupat e tij nga Afganistani një vit para afatit.
Këtë njoftim presidenti Sarkozi e bëri gjatë vizitës në Paris të homologut të tij afgan Hamid Karzai, vetëm disa ditë pasi 4 trupa franceze u vranë nga një ushtar afgan.
Sarkozi, i tha presidentit afgan, se Franca dëshiron ta përfundoj misionin luftarak në Afganistan, në vitin 2013.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›