Kaka-Dinjo, "betejën" e shifrave e fiton ky i fundit
Pas javës së 25-të Ronaldinjo ka shënuar 12 gola në të gjitha veprimtaritë, ndërkohë që deri në të njëjtën priudhë të një viti më parë Kaka kishte shënuar një gol më pak. Por diferencën në fakt e bëjnë asistet. Dy të fundit në Firence të mërkurën e çuan në 14 numrin e përgjithshëm të asisteve të Dinjos (6 për Paton, 4 për Borielon, 2 për Sedorfin dhe 2 për Huntelarin).
Kurse Kaka kishte dhënë vetëm pesë asiste gjithsej për shokët e tij deri në javën e 25-të të sezonit të kaluar. Edhe përsa i përket totalit të pikëve të grumbulluara, Milani i Ronaldinjos qëndron më lart në krahasim me atë të Kakasë. Aktualisht kuqezinjtë kanë 51 pikë, kurse në të njëjtën periudhë të një viti më parë kishin 48 pikë.