E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, rritet sipërfaqja e përmbytur nga uji

Sipas Ministrisë së Brendshme, deri më tani janë evakuuar gjithsej 375 persona. Operacionet e evakuimit, shpëtimit dhe transportit të komunitetit po kryhen nga strukturat e Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit.

“Në Daragjat të Komunës Dajç dhe në Ças të Komunës Velipojë po punohet për përforcimin e argjinaturave, ndërsa në Ashtë të Komunës Bushat vazhdojnë punimet për forcimin e vendit ku rrezikohet shembja e disa shtëpive”, thuhet në deklaratë.

Për shkak të nivelit të ujit disa akse rrugore janë të kalueshme vetëm nga automjetet e larta, si aksi rrugor nga Kthesa e Dajçi deri tek ura e Shirqit, aksi i rrugës së Obotit dhe Gorricës në Komunën Ana e Malit dhe aksi rrugor Bërdicë-Velipojë tek ura e Gjo Lulit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›