Suedezët, festë dhe alkool pas ndeshjes
LUBJANE- Mbrëmja e së mërkurës ka kaluar me festë në skuadrën suedeze. Futbollistët dhe stafi janë bashkuar të gjithë në lokalin e njohur të Stokholmit, “Cafe Opera”, ku kanë qëndruar për orë të tëra duke pirë. Në fakt, më shumë ishte një party për largimin e Lars Lagerbak nga drejtimi i ekipit përfaqësues se sa për fitoren 4-1 me Shqipërinë. Në lokal kanë qenë prezentë edhe aktorë e këngëtarë suedezë. Ibrahimoviç dhe Henrik Larson i janë bashkuar pjesës tjetër të ekipit rreth orës 2. Sulmuesi i Barcelonës qëndroi vetëm një orë, ndërkohë që Larson ka shkuar në një lokal tjetër për të vazhduar mbrëmjen. Pronari i lokalit, Jonas Gahuri, nuk ka preferuar të japë detaje se çfarë kanë pirë futbollistët. Festa gjithsesi nuk është pritur aq mirë nga tifozët, pasi Suedia nuk arriti të kualifikohej për në Botëror.
(Balkanweb)
(Balkanweb)