Merr 4 gola nga Suedia, Shqipëria e mbyll me turp
SOLANA-Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur me një humbje të turpshme në shifrat 4-1 edicionin e eleminatoreve të Botërorit 2010. Ndeshja e zhvilluar në Solna përballë Suedisë ka rikthyer ekipin kuqezi në nivelet mediokre, ndërkohë që vazo e katërt që ishte objektivi ynë, tashmë mund të quhet një mision i dështuar. E në fakt, gjithçka ka qenë e tmerrshme në të ftohtin nordik, ku kuqezinjtë kanë hyrë në fushë si të mundur. Madje, Suedia e ka zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë, kur ka realizuar 3 herë pas gabimeve të mbrojtjes shqiptare. Pas 5 minutash është Mellberg, i cili lihet i lirë në zonë në zhvillimet e një goditje këndi dhe realizon saktë. Shqipëria ka rregulluar shumë lojën e saj dhe futja e Hykës në vend të Haxhit, bën që në mbrojtjen suedeze të ketë disa momente paniku. Por, kur mendohej një gol kuqezi, mendon Dallku për t'i dhënë shkëndijën e radhës një mbrëmjeje negative. Pas një topi të kthyer mbrapa, ai hap këmbët për t'ia lënë Ujkanit, por Markus Berg i futur në vend të Elmander, përfiton dhe shënon duke shmangur Ujkanin. Goli i tretë është sërish një lojë fëmijësh, pasi Mellberg realizon i lënë i lirë në qendër të mbrojtjes në minutën e 42-të. Në pjesën e dytë, kombëtarja tenton të bëjë gjithçka dhe goli vjen nga Hamdi Salihi në minutën e 56-të. Pas një goditje këndi, ai godet saktë dhe mposht Isakson. Minutat 69' dhe 70' sjellin dy momente të mira, në fillim me Bulkun e më pas me Salihin, por goli nuk duket. Suedia ndërkohë nis të luajë me kundërsulm dhe në fillim Berg mund të shënojë, por Ujkani është i saktë. Në minutën e 86-të, Svenson merr një top nga mesfusha dhe pasi shmang Canën, shënon i vetëm me portierin shqiptar.
Vazo e katërt
Kjo humbje praktikisht u jep fund shanseve të Shqipërisë për t'u renditur në vazon e katërt në shortin e ardhshëm të eleminatoreve të Europianit. Fitorja 4-1 e Qipros me Bullgarinë ditën e shtunë apo humbja 3-2 në fushën e Italisë, bën që Shqipëria të kalojë në vazon e pestë, megjithëse duhet pritur konfirmimi i FIFA-s. Në këtë klasifikim merren për bazë fitoret dhe golat në ndeshjet zyrtare, kështu që Qipro duket në rrugën e duhur. Çështja e vazove lidhet me faktin nëse në eleminatoret e ardhshme Shqipëria do të ketë një apo dy skuadra më të dobta në grup.
Kuzhe
Pas tre ndeshjeve të mira, me Portugalinë, Qipron e Danimarkën, trajneri Josip Kuzhe pësoi humbjen e parë nën drejtimin e kombëtares shqiptare. Në "Rasunda Stadium", kroati provoi precedentin më të keq të përfaqësueses kuqezi, rendimentin e dobët jashtë fushe. Gabimet e shoqërojnë përherë kombëtaren dhe mbrëmë ato u rishfaqën, duke u dhuruar thuajse të katërt golat suedezëve. "U bëmë shumë dhurata suedezëve, - deklaroi në fund trajneri Josip Kuzhe. - Bëmë shumë gabime, që në fund kushtojnë. Në një ndeshje të tillë kam edhe unë gabime, por më vjen shumë keq që Suedia arriti të fitonte kaq lehtë. Shpresoj të përmirësohemi në të ardhmen", u shpreh më tej kroati. Ai i pati kritikuar ashpër lojtarët pas humbjes në miqësoren me Greuther Furth ditën e shtunë, por e njëjta sindromë është parë edhe në ndeshjen e djeshme. Përpos kësaj, edhe vetë Kuzhe nuk ishte në ditën e tij më të mirë, pasi la shumë për të dëshiruar edhe në ndërrime.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)