Futboll, Kuzhe pas humbjes: Nuk e lë kombëtaren
TIRANË- Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe është shfaqur i zhgënjyer pas humbjes 4-1 me Suedinë, që mbylli fazën eliminatore të Shqipërisë në botërorin “Afrika e Jugut 2010”.
“Suedia mbase e meritoi fitoren, po ndoshta jo në këtë mënyrë. Ata fituan shumë lehtë përballë nesh. Goli i parë na ndëshkoi, na zhgënjeu shumë, por ne e morëm disi veten. Goli i dytë ishte një gabim fatal i yni. Ndërsa goli i tretë na dëmtoi shumë”.
Tekniku shqiptar, i cili deri tani kishte provuar të luante vetëm brenda me Kombëtaren, duke arritur rezultate premtuese, provoi një humbje të hidhur si ajo e mbrëmshmja në Stokholm, megjithatë kroati nuk nguroi të marrë mbi vete përgjegjësitë.
“Sigurisht të gjithë jemi fajtorë, por faji më i madh është i imi", sqaron Kuzhe. Taktikisht, tha ai, "luajtëm mirë, deshëm të bënim një ndeshje të hapur. Me këtë vendosje gjithsesi luajtëm mirë. Rezultati 3-0 i pjesës së parë ishte shumë i rëndë, në pjesën e dytë nuk luajtëm keq”.
Tekniku kroat ka folur dhe rreth të ardhmes së tij, pasi në shtypin kroat është përfolur si një kandidaturë e mundshme për të zënë vendin e Slaven Biliç në krye të kombëtares së Kroacise. Por Kuzhe mohoi kategorisht dhe theksoi se ndihet mirë, që ka rinovuar kontratën me Shqipërinë deri në fund të eliminatoreve të Euro 2012.
“Jam i lumtur që jam te Shqipëria dhe për Euro 2012. Kemi shumë punë për të bërë dhe nuk është asgjë e vërtetë në lidhje me atë që përflitet në Kombëtaren kroate”, përfundoi Kuzhe.
(d.b/BalkanWeb)