E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka: Jam i pakënaqur me veten

Kaka ka qenë njëri ndër futbollistët më të kritikuar në rruzull për formën e tij dhe dëmtimet, pasi paraqitjet e tij në fanellën e Realit ishte katastrofale.
Sidoqoftë këtë fakt e pranon dhe vetë Kaka në një konferencë për shtyp të raportuar nga Marca.
"Nuk jam i kënaqur me paraqitjet e mia, por problemi im është te forma fizike, unë vuajta shumë që nga ardhja këtu. Kur të jem më mirë fizikisht paraqitjet e mia do të ndryshojnë. Unë do të jem i kënaqur ashtu si tifozët", deklaroi Kaka.
Kaka shtoi se nuk e penguan fishkëllimat e tifozëve në ndeshjen ndaj Lyonit ku Kaka luajti i dëmtuar, duke thënë se në të kaluarën këtë e kishin bërë dhe tifozët e Sao Paolos dhe të Milanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›