E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Nuk kam ndërmend ta lë Milanin

Milano - Rikardo Kaka deklaron edhe një herë se nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra e Milanit. Deklarata e brazilianit vjen pas spekulimeve të fundit, të cilat e çojnë ish-fituesin e “Topit të Artë” në Spanjë tek Reali i Madridit.

Mediat spanjolle dhe ato italiane ditët e fundit e kanë bërë Kakanë futbollist të Realit, sidomos nëse fiton Florentino Perez zgjedhjet presidenciale të klubit madrilene.

“Dëshiroj t’u them edhe një herë publikisht të gjithëve se nuk kam ndërmend të largohem nga skuadra e Milanit. Nuk do ta braktis këtë skuadër”, deklaron Kaka për “Milan Channel”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›