Xherard: Sezonin tjetër Liverpuli kampion
Liverpul - Stiven Xherard shprehet i bindur se skuadra e Liverpulit do të arrijë të marrë sezonin e ardhshëm titullin kampion në Angli. Siguria e kapitenit të Liverpulit vjen nga përvojë që kanë fituar lojtarët e skuadrës këtë sezon.
“Ky ishte sezoni i parë ku unë jam përfshirë në garën për titull me Liverpulin. Për këtë jam i kënaqur, njësoj si gjithë lojtarët e tjerë. Megjithëse ishim të pafat në fitimin e Premier Ligës, nga ky sezon kemi arritur të përfitojmë shumë gjëra. Mendoj se me përvojën e këtij sezoni do të arrijmë tek titulli sezonin e ardhshëm”, deklaron Stiven Xherard.