Kaka-Real, divorci duket i pashmangshëm
Real Madridi është i gatshëm të shesë mesfushorin Kaka gjatë vitit të ardhshëm. “El Confidencial” shkruan se Reali po e shfrytëzon pushimin dimëror për të analizuar mundësinë e shitjes së Kakas. Mesfushori po ashtu është duke e shfrytëzuar pushimin e tij në Brazil duke menduar për opsionet. Pavarësisht zërave pozitive që vijnë nga të dyja palët, vazhdon të ketë një bindje se Kaka nuk është më i nevojshëm te Reali, dhe një largim i tij mund të jetë i mundshëm jo më larg se afati kalimtar i janarit. Rikthimi në fushë i Nuri Shahin këtë muaj ka shtuar edhe më shumë presionin në ish-lojtarin më të mirë të botës. Tre klube, Milani, Paris Saint-Germain dhe Çelsi, raportohet se janë interesuar për situatën e brazilianit.