Milani do te luaje sonte ne fushen e veshtire te Fiorentines per te fituar
Fitorja e djeshme e “kushërinjve” ka bërë që kryesuesi të mos ndihet aq i sigurt. Milani udhëton për në fushën e vështirë të Fiorentinës, me qartësinë se vetëm fitorja do të bëjë punë, për të mbajtur në distancë Interin që nuk ka humbur shpresat, por edhe Napolin.
Do të jetë një e dielë e bukur në Serinë A, ku kreu mund të ndërrojë duar dhe të kthehet sërish tek Milani, apo t’i përkasë napolitanëve. Trajneri kuqezi, Masimiliano Alegri, është tepër i sigurt tek forca mendore dhe fizike e të tijve.
“Ju garantoj se nuk do të gabojmë në asnjë ndeshje, - shprehet ai, ndërsa deri në fund të kampionatit duhen edhe 7 ndeshje, - me Fiorentinën është një ndeshje jashtë fushe themelore dhe fitorja në “Artemio Franki”, 7 javë para fundit do të na jepte një shtysë të fuqishme”.
Adrian Mutu nuk luan për vendasit, por Milani gjithsesi do ta marrë tepër seriozisht skuadrën vjollcë, ndërsa trajneri nuk dëshiron të bëjë polemikë me drejtuesin e kombëtares, Prandeli, që paska thënë se do t’i pëlqente që kampionatin ta fitonte Napoli.
Pikërisht Napoli, skuadra që sot shkon në Bolonjë, në orën 15.00, me synimin për të fituar dhe për të marrë kryesimin e Serisë A, të paktën për disa orë.
Në mungesë të Edinson Kavanit të pezulluar, trajneri Maxarri ka alternativa të tjera. “Edhe pa një lojtar të tillë kaq të rëndësishëm, kjo skuadër mund të luajë ndaj kujtdo, - thotë trajneri, - veçse, si trajner, në Bolonjë vetëm kam humbur, këtë nuk e harroj”.
Për Maxarrin, ky Napoli shkakton frikë tek kundërshtarët, ndërsa ai nuk dëshiron të komentojë lajmet që qarkullojnë se do të shkojë tek Juventusi sezonin e ardhshëm. “Ndoshta janë lajme që dalin për të na shpërqëndruar, meqë shkaktojmë frikë”, - thotë ai.