Kaka nuk është në shitje

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka insistuar se kampioni i Spanjës nuk planifikon të shesë mesfushorin brazilian Leite Kaka, pavarësisht interesimit të shumë klubeve për shërbimet e tij.
“Ne kurrë nuk kemi thënë se duam të shesim Kakan, dhe kurrë nuk jemi munduar ta shesim atë”, deklaroi Perez për mediet spanjolle.
Kaka, i cili iu bashkua Realit nga Milani më 2009 për aso kohe rekord transferim prej 65 milionë eurosh, spekulohej me largim nga Santiago Bernabeu gjatë verës por dështoi rikthimi i tij në San Siro. Tani, thuhet se kërkohet nga Paris Saint-Germain derisa vazhdon të mos zë vend në formacionin bazë të Jose Mourinhos.