Torres i kënaqur në Chelsea

Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres ka bërë të ditur se është i kënaqur me jetën në klub.
Spanjolli nuk ka qenë në nivelin e tij të zakonshëm në Stamford Bridge pas transferimit nga Liverpool në janar 2010 për 50 milionë funte. Ai shënoi vetëm 12 gola në 67 ndeshje në të gjitha garat para fillimit të edicionit 2012-13. Por, ka realizuar pesë herë në dhjetë paraqitje këtë sezon.
“Jam duke u kënaqur më tepër këtë edicion duke pasur parasysh ndihmën që marr nga mesfusha. Tani kam përkrahje më të madhe dhe shpresoj të përmirësohem edhe më tepër”, deklaroi Torres për uebfaqen zyrtare të klubit.