E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtarët favorizojnë anglezët

Sergio Aguero beson se futbollistët anglezë marrin tretman më të mirë nga gjyqtarët se sa homologët e tyre të huajë.

Sulmuesi i Manchester Cityt, shënoi golin e barazimit në fitoren 2-1 ndaj Fulhamit të shtunën ku bashkëkombësit e tij argjentinas, Pablo Zabaleta dhe Carlos Tevez kishin kërkesa të refuzuara për penallti.

I pyetur nëse të huajt e kanë më të vështirë se futbollistët anglezë, Aguero tha: “Po, gjithmonë. Kjo ndodhë kudo. Gjithnjë privilegjohen futbollistët që vijnë nga ai shtet. Këtu në Angli, ka shumë futbollistë të huaj, ndoshta njësoj sa edhe futbollistë anglezë dhe nuk është e drejtë që dikush të ketë privilegje dhe të tjerët jo”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›