E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sammer kritikon Bayernin

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer ka kritikuar paraqitjen e ekipit, pavarësisht fitores 2-0 në udhëtim te Werder Bremen të shtunën me të cilën skuadra bavarez ruajti bilancin e qindpërqindtë pas gjashtë xhirove të para në Bundesligë.

Por, Sammer ka kërkuar përmirësime nga ekipi. “Ne duhet të përkujdesemi që mos të ndihemi shumë të çliruar”, deklaroi ai.

“Nuk ishim të zgjuar dhe agresiv sa duhet. Ajo që bëmë para golit të parë ishte shumë pak, kjo është e sigurt. Kishte mungesë të lëvizjes, duhet pranuar”, deklaroi Sammer për Sportsbild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›