Marchisio, përgjithmonë në Juventus

Mesfushori Claudio Marchisio ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga Juventus dhe ka shprehur gatishmëri për qëndrim në klub deri në përfundim të karrierës.
26 vjeçari është produkt i akademisë së gjigantit torinez dhe është shndërruar në njërin prej futbollistëve kryesor të ekipit.
“Ende ndihem i ri dhe kam kontratë me Juventusin. Ëndrra ime është që pas skadimit të marrëveshjes aktuale më 2016 të nënshkruaj një tjetër pesëvjeçare dhe të mbetem këtu deri më 2021”, deklaroi Marchisio për të përditshmen sportive italiane Tuttosport.