E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka, sot ne Tirane: Me intereson suksesi, pastaj parate

Pas barazimit 1-1me Juventusin, Milani do te mberrije ne Tirane. Braziliani Kaka, ne nje interviste per mediat franceze, flet per edicionin e tij te fundit me Milanin dhe projektet, per te ardhmen. Ai shpjegon se nuk ka pasur asnje kontakt per t'u bashkuar me Realin e Madridit dhe beson se do te mbetet pjese e kuqezinjve.

Seria A do te mbyllet pas tre ndeshjeve dhe per Milanin mbeten me pak sfida, pas ndeshjes me Juventusin. Mendoni se eshte koha per pak pushim?

Presioni qendron gjithmone mbi nje ekip te madh, si Milani. Ekipi yne duhet gjithmone qe te fitoje dhe do te kerkoje maksimumin, ndonese mbeten edhe tre ndeshje, me Udinezen, Romen dhe Fiorentinen. Per mua ngarkesa do te jete me e larte, sepse do te jem pjese e Brazilit, ne dy ndeshje kualifikuese per ne boteror, gjate qershorit.

Po e ardhmja juaj, pas ketij sezoni? Emri juaj shpesh eshte permendur ne spanjisht apo frengjisht...

Dhe pastaj? E perseris se une jam nen kontrate, deri ne vitin 2013 dhe kam ndermend te respektoj ate, pervec rastit nese Milani do te vendose ndryshe. Nese ka dicka konkrete, do te shohim. Nderkohe, une kam folur dhe nuk ka kerkuar asgje. E kam thene dhe e perseris, nuk jam i interesuar per te folur per kete teme.

Florentino Perez nese do te zgjidhet president i Realit deklaroi se me kete rast do te bleje kartonin tuaj. Cka mendoni ju?

Vertet? Une nuk e di, dhe jam i lodhur pas te gjithe ketyre thashethemeve. Sa shpesh duhet te them se jam i kenaqur tek Milani, familja ime eshte e lumtur ne Milano dhe e dua shume klubin. Nese nuk doni te me besoni mua, shume keq!

Megjithate, ju ishin shume prane dhe nuk u larguat tek Mancester Siti, ne janar?

Eshte e vertete, e mendova vete dhe e bera kete propozim, qe te qendroja.

Kam jetuar nje periudhe shume te rendesishme ne jeten time, qe me beri te kuptoj me mire raportet me Milanin. Kjo ngjarje me ndihmoi te kuptoja shume gjera dhe mendoj se dola me i forte.

Parate mund t'iu inkurajojne qe te largoheni nga Italia?

Nuk ishte puna e parave. Paraja nuk ka vlere me shume se une. Ajo eshte e rendesishme. E bej te qarte se per te qene i lumtur, une si lojtar dua te fitoj edhe tituj, jo vetem para.

Mungesa e rezultateve me Milanin, mund te ndryshoje mendjen tuaj?

Une jam i bindur se shume shpejt perseri do te kem mundesi me Milanin, per me shume dhe gjithashtu kjo ishte arsyeja pse une nuk zgjodha largimin, pak muaj me pare. Mund te shihni se edhe tifozet jane me te dashur dhe nuk duan qe une te transferohem. Eshte e rendesishme per mua, qe te ndjehen i dashur dhe te mbeshtetem nga tifozet. E gjithe kjo ka perforcuar vendimin tim, dhe familjen time, ne menyre te perkryer.

Milani nuk ka fituar shume ne dy vitet e fundit ...

Une besoj tek klubi. Gjithkush e di se kemi nevoje qe te rinohet ekipi dhe te forcohet me shume. Paolo Maldini karrieren e tij do te mbylle pas kampionatit, Emerson eshte zhdukur. Ekziston edhe rasti i Favalit, qe deshiroj te vazhdoje me ne.

Kjo do te thote se eshte duke u rindertuar Milani i ardhshem?

Natyrisht, ne do te kemi kohe per te blere lojtare me te mire dhe per te ndertuar ekipin e mundur, duke bere edhe nje perzierje te balancuar mes te rinjve dhe pjeses se lojtareve me eksperience, ashtu sic ka ndodhur, kur kam ardhur ketu, ne vitin 2003.

Doni te vije tek Milani edhe Stiven Zherrard ...

Une nuk them se Milani nuk ka nevoje per lojtare te tjere. E permend emrin e tij, sepse ai eshte nje lojtar i madh dhe nuk ka shume si ai. Por besoj se nje transferim i tille do te jete i pamundur, per fat te keq.

Dhe nje kthim i Gourkufit do te jete me mire per Milanin?

Ai eshte kthyer tashme dhe eshte ne Milano! E njoh potencialin e tij. Kam ndjekur punen e tij dhe une jam shume i kenaqur me paraqitjen, tek Bordoja. Ka zhvilluar nje sezon te madh dhe me tej besoj se do te lere gjurme edhe tek Milani.

Ronaldo, sikur kishte humbur...

Po, por ai po luan dhe po shenon ne Brazil, kur mendohej se i kishte dhene fund karrieres. Mbetet gjithmone nje fenomen. Eshte e pabesueshme. Per mua, ai eshte nje ngjarje e madhe ne historine e futbollit. E di se kane qene edhe Pele e Maradona para tij, por une nuk kam luajtur me ta. Kam pasur shansin qe te luaja me Ronaldon dhe kjo do te me mbetet gjate ne kujtese, si nje privilegj.

Si e vleresoni sezonin tuaj te fundit me Milanin?

Nuk ishte i persosur. Me vjen keq, por ka qene nje sezon ku ne pjesen me te madhe isha i demtuar. Tani jam mjaft i lumtur. Shpresoj te rikthehem ne forma optimale. Kjo do te ishte shume e kendshme. Ne nuk kemi fituar asgje, eshte e veshtire qe te flitet per nje sezon te bukur. Kualifikimi i Milanit, ne Ligen e Kampioneve, me ben te lumtur.

Kapiteni

Brazilani Kaka pritet te mbaje per here te pare shiritin e kapitenit, ne ndeshjen e sotme, ndaj kombetares sone. Nuk ka ndodhur ne ndeshjet e kaluara, qe Milanit t'i mungoje Maldini dhe Ambrozini, qe kane mbajtur deri tani shiritin e kapitenit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›