Ndeshja transmetohet ne "Italia 1"
Mediat italiane i kane kushtuar nje interes, jo fare te vogel ndeshjes se radhes, ndaj kombetares sone. Ne raportet e medieve italiane, ndeshja miqesore mes Milanit dhe kombetares shqiptare, do te transmetohet 30 minuta pas fillimit, nga kanali i njohur televiziv "Italia 1". Kjo ndeshje do te ritransmetohet edhe kater here te tjera, gjate 24 oreve te mevonshme, nga kanali televiziv ne "Milan Channel". Por edhe ne vendin tone, kjo ndeshje do te transmetohet ne televizione dhe pritet te kete interesin e duhur te tifozeve te shumte shqiptare, qe perkrahin dhe mbeshtesin ekipin kombetar.