Milani, testi kuqezi per Portugaline
Aranit Muraci
Milani dhe yjet e klasit boteror, fitues te "Topit te Arte", do te zbresin ne tapetin e blerte te "Qemal Stafes", per te zhvilluar nje ndeshje luksi, ndaj kombetares sone. Nje test luksi per kuqezinjte, ne prag te ndeshjes se radhes ndaj Portugalise. Atmosfera eshte ndezur nderkohe ne kryeqytet nga tifozet e shumte, te cilet presin me padurim qe te shohin nga afer, yjet e rangut boteror. Kombetarja shqiptare, pa disa nga lojtare titullare dhe pa trajnerin qe do t'i drejtoje me 6 qershor, do te kete nje test te mire, per nje seleksionim. Sakaq, FSHF po vijon punen e saj, per gjetjen e pasuesit te Ari Han. Tentativat e deritanishme nuk kane ecur ne baze te parashikimeve, sipas afateve qe kishte vendosur FSHF. Jane disa emra kroate, te lakuar ne media, ku kandidati kryesor pritet te jete ne "Qemal Stafa", per te ndjekur ndeshjen. Nderkohe, ne kete ndeshje miqesore, pothuajse te gjithe te grumbulluarit do te kene mundesi qe te luajne, cka do te jete nje mundesi e mire, qe trajneri i ardhshem te krijoje nje ide me te qarte se cfare ekipi do te drejtoje dhe sa larg mund te shkohet, me ta. FSHF eshte shprehur e vendosur, se trajneri qe do te drejtoje kombetaren shqiptare, duhet te kete nje objektiv te caktuar ndryshe nga paraardhesi i tij, Ari Han. Objektivi qe duhet te arrije trajneri i ardhshem i kombetares sone do te filloje per ndeshjet e "Euro 2012". Trajneri Artan Bushati, ka thirrur lojtaret me te spikatur te kampionatit tone. Disa kandidate per ne kombetare, qe nuk ishin thirrur me pare, si Plaku, Muzaka, apo Veliu do te kene nje mundesi te mire, per t'i mbushur mendjen drejtuesve te kombetares, qe te behen pjesen, ne ndeshjet e metejshme. Forma e shkelqyer dhe paraqitja gjate gjithe ketij sezoni ka rene ne sy edhe te drejtuesve te huaj, per vlonjatet, Franc Veliu, por cuditerisht ai nuk eshte perfshire ne kontingjentin e pare, edhe pse ne rolin e tij, kuqezinjte kane pasur shume nevoje. Largimi i holandezit Ari Han pati edhe shkak se nuk ndoqi me vemendje lojtaret e kampionatit tone dhe per trajnerin e ardhshem, kusht do te jete qe te qendroje ne Shqiperi dhe te ndjeke me interes paraqitjen e cdo futbollisti, per te marre vendimet e duhura.
Muzaka
Ne takimin e sotem miqesor, ne radhet e kombetares sone do te jete edhe lojtari i Tiranes, Gjergji Muzaka, i cili i shenoi nje gol te shkelqyer ne miqesoren e tetorit, gjate fitores 2-1 ndaj kuqezinjve te Seria A.