E Diel, 1 Nëntor 2026

Me ekipin Kaka, Pato dhe Bekam, mungojne Maldini, Nesta dhe Ambrozini

Trajneri i Milanit, Karlo Anceloti, pas barazimit 1-1 qe arriti ekipi i tij, me Juven, ku siguroi edhe vendin e dyte per ekipin e tij pasi kalendari shihet me i favorshem, ka folur per rezultatin dhe lojen ku humori nuk i mungonte, nje dita para se t'i drejtohej vendit tone. Trajneri i Milanit do te udhetoje drejt Tiranes, brenda nje afati kohor prej 5 muajve. I njohur me vendin tone dhe i kenaqur pas largimit, ku pranoi se pritja e shqiptareve ishte tejet e ngrohte, Anceloti ne sajtin zyrtar te klubit te Milanit, publikoi gjate dites se djeshme edhe listen e lojtareve, qe do te luajne ne Tirane kunder kombetares sone. Ne radhet e 21 kuqezinjve te grumbulluar per miqesoren e sotme, ndaj kombetares sone mungojne disa lojtare, si kapiteni Maldini, por edhe Nesta, Abrozini, Zabrota. Ne ndryshim nga ndeshja miqesore e Tetorit, kur Milani luajti ndaj Tiranes dhe humbi 2-1, duke surprizuar edhe me shume sportdashesit e pranishem ne stadium, kete here do te jene disa yje te tjere, si Bekam, Pato dhe Kaka. Trajneri i Milanit, Karlo Anceloti dhe braziliani Kaka, pritet te dalin ne nje konference per shtyp para ndeshjes. Lojtaret e grumbulluar per ndeshjes e sotme miqesore dhe qe do te mberrijne ne kryeqytetin shqiptar, si pjese e Milanit, per te luajtur ndaj kuqezinjve jane:

Kalac

Perucini

Albertaksi

Antonini

Darmian

Mationi

Jankulovski

Tiago Silva

Senderos

Zambrota

Bekam

Kardacio

Gatuzo

Flamini

Pirlo

Sedorf

Inzagi

Kaka

Pato

Shevcenko

Ronaldinjo

Trajner: K. Anceloti


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›