E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka te Milani? E pamundur

Milani nuk do të arrijë ta transferojë ish-yllin Leite Kaka, kjo pasi zëvëndëspresidenti Adriano Galliani është rekomanduar nga këshilltarët e tij ta harrojë brazilianin.

La Gazzetta dello Sport konfirmon se Galliani është konsultuar me këshilltarët e tij financiar, ndërsa problemi i taksave të larta ka bërë që Milani të heq dorë nga braziliani.

“Problemi i taksave? Është i vërtet. Është e pamundur. Ne kemi kërkuar mendimin e këshilltarëve dhe ata thanë se është shumë rrezik”, ka thënë një zyrtar Rossoner për Milan Channel.

Me transferimin e Luka Modric te Real Madridi të kompletuar gjatë ditës, besohet se Kaka vetëm se do ta nxehë edhe më shumë pankinën e Los Blancos, pasi Mourinho nuk e ka ndërmend ta shfrytëzoj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›