Modric firmos per Realin

Luka Modriç është tashmë lojtar i Realit të Madridit. Futbollisti i shkëlqyer kroat përfundoi transferimin e tij nga Totenhemi në Angli dhe do të nisë menjëherë punën në stërvitje me skuadrën e drejtuar nga Zhoze Murinjo.
Modriç firmosi një kontratë 5-vjeçare me “los blankosit” duke i dhënë fund një ngërçi me ish-klubin e tij londinez. Reali pagoi menjëherë 35 milionë euro (27 milionë stërlina) për kartonin e tij, ndërsa Totenhem do të marrë edhe 7 milionë euro në formë pagesash të tjera në varësi të suksesit të lojtarit të Madrid.
Totenhem njofton se ka arritur një marrëveshje të gjerë me Realin ku përfshihen futbollistë, trajnerë dhe përvojë trajningu e menaxhimi.
Modriç do të bashkohet me një skuadër yjesh dhe do të përpiqet të gjejë vend në formacionin e Murinjos, ku ndodhen edhe 3 lojtarë të tjerë me fantazi të shkëlqyer si Kristiano Ronaldo, Mesut Ozil dhe Angel Di Maria.
Organizatori i kombëtares së Kroacisë deshi që të largohej edhe verën e kaluar, i kërkuar fuqimisht nga Çelsi, por trajneri i asaj kohe Harri Redknap dhe presidenti Daniel Levi, ia dolën që të mos e lejonin atë transferim.
Për trajnerin e tanishëm të Totenhemit, Andre Vijas Boas, detyra bëhet edhe më e vështirë, pasi janë të paktë lojtarët që mund ta zëvendësojnë Luka Modriçin, ndërsa klubi anglez nuk është shumë tërheqës për emrat e mëdhenj.