Messi shënon edhe kur s’është në formë

Në deklaratat e tij pas takimit, Vilanova – i cili u promovua në detyrë pas largimit të Pep Guardiolës në fund të sezonit të kaluar – lavdëroi Messin. “Messi gjithmonë luan për notën 10, por edhe kur është për 9, ai prapë shënon gola. Mendoj se luajti mirë”, deklaroi Vilanova në konferencë për shtyp.
“Osasuna ishte kundërshtar i vështirë. Tifozët e tyre e udhëheqin ekipin e kështu ndodhi edhe në këtë duel. Ata luajtën mirë, sidomos në pjesën e parë dhe na komplikuan gjërat, por në fund krijuam raste të mjaftueshme dhe shënuan dy herë për të fituar ballafaqimin”, theksoi ai.
Tani, Barcelonën e pret një detyrë më e vështirë. Vilanova dhe futbollistët e tij të mërkurën udhëtojnë për në Santiago Bernabeu ku i pret Real Madridi për ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës. Gjiganti katalan ka epërsi 3-2 nga fitorja në Nou Camp të enjten e kaluar.