Uejn Runi ka pesuar demtim te rende
Uejn Runi është dëmtuar tepër seriozisht në ndeshjen e Mançester Junajtid ndaj Fulhamit dhe ekziston mundësia që “djajtë e kuq” të bëjnë pa lojtarin e tyre më të mirë për plot 2 muaj.
Sulmuesi anglez u dëmtua në momentin që deshi të bllokonte një gjuajtje të futbollistit të Fulhamit, Rodajega, ndërsa fillimisht u mendua se do të mungonte vetëm 1 muaj. Mjekët u habitën nga shkalla e dëmtimit të muskulit në kofshë, për të cilën u deshën mbi 10 qepje që të mbyllej si shkallë e parë e trajtimit mjekësor.
Më pas lojtari u dërgua në spital për trajtim të mëtejshëm, ndërsa pati dyshime lidhur me llojin e takave që kishte në këpucë lojtari i Fulhamit.
Ferguson ka qenë i pakënaqur për paraqitjen e lojtarit të tij në ndeshjen ndaj Evertonit, humbur 0-1 në javën e parë të kampionatit, duke e lënë atë rezervë.
Dëmtimi i Runit është shqetësim për Junajtid, por edhe për Anglinë që ka dy ndeshje eleminatore të Botërorit ndaj Moldovës dhe Ukrainës. Trajneri Hoxhson mund të mos ketë as kapitenin e Çelsit, Xhon Terri, që ka një dëmtim në qafë.