Kakau fundos Hertën,Hanover ndal Shalken
Skuadra e Shtutgartit vazhdon të mos njohë kundërshtar në javët e fundit të kampionatit, të cilët ashtu si kundër Bajernit edhe kundër Hertës kanë bërë detyrën duke mos i lënë shans ekipit kryeqytetas të shmanget nga zona më e ftohtë e Bundesligës. Herta e Berlinit nuk po arrin dot të dali nga kriza dhe si pasojë do ta ketë të vështirë të evitojë rënien e saj nga kategoria. Në takimet e tjera Shalke është tronditur së tepërmi nga humbja e djeshme 2-4 në transfertë kundër Hanoverit. Kjo disfatë e papritur për trajnerin Feliks Magat duket se ka shuar shpresat për të fituar titullin kampion, por ka rritur shanset e Hanoverit për të dalë nga zona e ftohtë e Bundesligës. Ndërsa Bajerni i Mynihut ka dalë me një pikë në përballje kundër Bajer Leverkusenit, e cila ashtu si në fazën e parë të kampionatit janë ndarë në paqe në barazim 1-1. Me këtë rezultat bajern ruan kryesimin e Bundesligës. Ndërsa në takimet e tjera Manci ka mundur Dortmundin (1-0), Verderi ka mundur Frajburgun (4-0) teksa Hofenhajmi është ndalur në shtëpi nga Këlni (0-2).