E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatzënia nuk është përgjegjëse për dhjamin e tepërt...



E vërteta është që disa gra shëndoshën se tepërmi gjate barrës, e sidomos ne muajt e pare te lindjes. Gratë e predispozuara për diabet, mundësia e shëndoshjes pas lindjes është shumë me e madhe. Jo rrallë në këtë periudhë ato shtojnë 10-12 kg në peshë apo edhe më tepër. Sidoqoftë, në të gjitha rastet përgjegjësinë për shtimin në peshë nuk e ka barra dhe as lindja, por teprimi ne ushqim. Për zhvillimin normal gjatë shtatzënisë mjafton një dietë prej 1800-2000 kalori. Por janë të shumta gratë me mendimin se duhet të hanë sa për dy vetë, marrin kalori të mëdha duke ngrënë sa më tepër ushqime. Po kështu, pas lindjes, të shtyrë nga mendimi se ushqimi i shumtë i shton qumështin, përdorin shume ushqime, sidomos lëngje. Ushqimi i tepërt nuk shton qumështin, por përkundrazi shton dhjamin, peshën. Për ta kuptuar qe ushqimi qe ju merrni është i tepërt apo jo, ju keni një tregues të pagabueshëm. Ky tregues është peshimi i herëpashershëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›