E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me sytë nga Skënderbeu-Flamurtari



Luhen të gjitha sfidat e radhës ditën e sotme por ndeshja me më shumë interes duket se është ajo e Korçës ku si Skënderbeu dhe Flamurtari do të tregojnë se kush do qëndrojë përfundimisht në Superligë. Të dyja skuadrat kanë pikë të barabarta pas 26 javësh: nga 33, dhe ndeshja në Korçë do të vendosë shumë për fatin e dy skuadrave në Kategorinë Superiore. Nëse do të shikonim renditjen “klasike” të statistikave, prej së cilës “bastexhinjtë” bëjnë analizat e tyre, pra të gjashtë ndeshjeve të fundit, Skënderbeu ka regjistruar gjashtë fitore (18 pikë, 100 për qind të pikëve), ndërsa Flamurtari vetëm 3 fitore në po aq ndeshje. Në fazën e parë, Skënderbeu fitoi 1-0, ndërsa në të dytën në Vlorë takimi u mbyll 1-1. Një fitore e Skënderbeut, do të thotë + 3 ndaj Flamurtarit. Nga takimet e tjera vlen të përmendet Laçi-Shkumbini, ku që të dyja skuadrat kërkojnë një vend për në Kupat e Evropës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›