Fluks në Kakavijë, 4 800 emigrantë hyjnë në vend
Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se në orët e para të mëngjesit është rritur numri i hyrjeve drejt territorit shqiptar. Pritet që të ketë rritje të hyrjeve gjatë 3 ditëve të fundjavës
GJIROKASTER-Sërish fluks emigrantësh në pikën e kalimit kufitare të Kakavijes.
Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se në orët e para të mëngjesit është rritur numri i hyrjeve drejt territorit shqiptar.
Që pas mesnatës janë regjistruar mbi 4800 shtetas që kanë kaluar pikën doganore të Kakavijes, rreth 900 automjete, 50 prej tyre autobusë.
Mësohet se deri tani nuk janë shënuar radhë të gjata, ndërsa po punohet me 11 sportele nga pala shqiptare dhe 5 nga pala greke.
Ndërkohë 24 orët e mëparshme situata ka qenë disi më e qetë, pasi kanë kaluar rreth 6 mijë shtetas dhe 1200 automjete. Pritet që të ketë rritje të hyrjeve gjatë 3 ditëve të fundjavës, duke nisur nga e premtja.
(d.b/BalkanWeb)