E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks i jashtëzakonshëm në Portin e Durrësit

Mbi 21 mijë persona
kanë hyrë
në Shqipëri nga Porti
i Durrësit këtë fundjavë,
ndërsa kanë nisur
dhe largimet pas
kalimit të pushimeve
në atdhe. Sportelet
e policisë kufitare
dhe doganierët kanë
punuar me intensitet
të plotë për të përballuar
këtë fl uks dhe
shmangur vonesat
në përpunim. Burime
zyrtare të Policisë
së Durrësit bënë të
ditur se numri i pasagjerëve
që kanë
hyrë nëpërmjet këtij
porti në fundjavë
është 21141 veta,
kryesisht emigrantë
kosovarë dhe shqiptarë,
si dhe shtetas
të huaj. Bashkë
me ta janë futur në
Shqipëri dhe 5250
automjete, të cilat
sjellin një ngarkesë të
ndjeshme në rrugët
e vendit. E ndërsa
vazhdon të rritet fl uksi
i të ardhurve për
pushimet e verës,
5430 persona me
1251 automjete kanë
lënë vendin me tragetet
e linjave detare
që lidhin Durrësin me
portet italiane. Shtimi
i numrit të trageteve
që lundrojnë në linjat
detare që lidhin Durrësin
me portet e
Barit, Ankonës dhe
Triestes, dhe së fundi
dhe me Portin e Barletës
ka shmangur
këtë vit problemet
me mbushjen e
trageteve tej kapaciteteve
të lejuara
t r a n s p o r t u e s e .
Burime nga policia
kufi tare bëjnë të ditur
se dhe fundjava e ardhshme
do të sjellë
në vend mijëra emigrantë
për pushime
dhe më pas fluksi
do të fi llojë të bjerë,
duke ndryshuar kah
të lëvizjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›