Nga arrest shtëpie shkon në burg, aksidentoi fëmijën 2-vjeçar
Durrës- Një muaj pas një aksidenti me vdekje, autori detyrohet që të dalë nga arresti i banesës për të hyre në qelite e burgut. Ky ishte verdikti që dha Gjykata e Apelit në Durrës.
Shtetasi Zamir Bajrami, 36 vjeç u ndalua sot pasi gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest Shtepie “ në “Arrest Burg”. Ky shtetas ka aksidentuar me vdekje nje femije 2 vjeçar ne lagjen Nr. 15 te qytetit te Durresit rreth nje muaj me pare.
Aksidenti kishte ndodhur në zonën e Porto Romanos në një moment kur fëmija i ka shpëtuar kujdesit të prinderve dhe ka dalë në rrugë, duke përfunduar nën gomat e mjetit që drejtonte Bajrami. Menjëherë drejtuesi i mjetit e ka marre dhe e ka dërguar në spitalin rajonal të Durresit por nuk ka mundur që ti shpëtoje jetën.
Gjykata e Durresit kishte marre ndaj tij mase arresti në shtëpi, por Gjykata e apelit e ka gjykuar se krimi i ndodhur nga pakujdesia duhej të ndeshkohej me burg të rregullt.
Materialet per vepren penale te “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor” do ti kalojne e Prokurorise se Apelit Durers per veprime te metejshme.