E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë- Ndalohen dy shtetas grek, për kalim të paligjshëm të hollash.

 

Do të kalonin kufirin për në shtetin fqinj, kur janë ndaluar nga policia dhe iu është gjetur poshtë sediljes së automjetit me të cilin udhëtonin 450 mijë euro e padeklaruar. Bëhet fjalë për dy shtetas grek përkatësisht Kostandinos Iliatis 45 vjeç, rritur dhe banues në Athinë dhe Joanis Bousias 33 vjeç gjithashtu banues në Athinë. Ata po udhëtonin drejt Greqisë me automjetin tip fiat X.9897, i cili ishte në pronësi të shtetasit Kostandinos Iliatis, kur janë ndaluar në kufi nga policia shqiptare. Arrestimi i tyre është bërë për kryerjen e veprës penale 'mosdeklarim në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë' . Mësohet se Kostandin Iliatis është përfaqësues i filialit të firmës së ndërtimit TERNA SA në Tiranë, e cila për momentin nuk kaaktivitete. Të ndaluarve iu janë sekustruar automjeti, të hollat e padeklaruara dhe disa fatura të lëshuara nga një filial banke në Gjirokastër në mënyrë jo të rregullt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›