E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë: 2 kg marijuanë në çantë, pranga lazaratases

Të tjera rreth shkrimit FOTO KAKAVIJË – Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar në flagrancë një 29-vjeçare nga Lazarati pasi tentoi të kalonte për në Greqi me dy kg marijuanë. Marsela Rabaj, lindur e rritur në fshatin Lazarat, po tentonte të kalonte në këmbë për të shtetin fqinj kur, gjatë një kontrolli fizik, iu gjetën në Marsela Rabaj po tentonte të kalonte në këmbë për të shtetin fqinj kur, gjatë një kontrolli fizik, iu gjetën në çantë dy pako cilindrike të mbështjella me letër natriban të mbushura secila me nga 1 kg marijuanë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet falë të cilave ka zbuluar se gruaja e ndaluar është e fejuara e shtetasit Anestis Nikolla nga fshati Jergucat i Gjirokastrës, i cili para 6 muajsh është arrestuar nga Policia në Kakavijë me 5 kg marijuanë dhe është dënuar me 5 vjet burg për trafik të lëndëndëve narkotike.

(im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›