E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nipi vrau në Mamurras, por hasmi e vret në Tiranë

11/04/2012  Tri plumba policit të burgut 313, po dilte nga shtëpia

Për shkak se nipi kishte vrarë një person nga Mamurrasi, polici i burgjeve u ekzekutua dje pranë shtëpisë në Tiranë nga hasmi edhe pse nipi tashmë ndodhet në burg. Kjo besohet si pista më e mundshme për vrasjen e 54-vjeçarit Ymer Hajdari, polic në burgun 313, i cili u qëllua me armë zjarri dje kur po dilte nga shtëpia në “Unazën e Re”. Nga burime të policisë mësohet se oficeri Hajdari është qëlluar me tre plumba pistolete në makinën e tij tip “SEAT”, me targa AA 762 AD, në afërsi të banesës, ndërkohë që mjeti po i nënshtrohet ekspertizës. Ndërkaq, zyrtarisht policia e Tiranës deklaroi dje se “Paraprakisht, dyshohet se kjo ngjarje ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Strukturat e policisë po vazhdojnë hetimet për të zbardhur të tjera detaje mbi këtë vrasje, si dhe mbi autorët e mundshëm të saj”. Sakaq, RENEA, shoqëroi dje gjashtë persona në Mamurras, të cilët janë sjellë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në banesat e kontrolluara nga RENEA në Mamurras, mësohet se nuk është gjetur një person, i cili dyshohet se është autori kryesor i vrasjes së ndodhur në Tiranë. Ymer Hajdari besohet se është vrarë për hakmarrje, pasi i afërmi i tij është akuzuar se ka vrarë shtetasin Shahin Xheçukaj nga Mamurrasi. Ngjarja ka ndodhur më 23 prill 2011, ndërsa policia arrestoi në atë kohë pas ngjarjes 36-vjeçarin Alket Hajdari, efektiv i Policisë së Burgut në Fushë-Krujë, nip i gardianit të burgut 313. Edhe pas arrestimit të autorit të dyshuar për vrasjen në Mamurras, të afërmit e Shahin Xheçukajt nuk kanë hequr dorë nga hakmarrja. Megjithatë, edhe pas kësaj piste të fortë hetimesh, policia po mbledh të gjitha infomacionet rreth detyrës së Hajdarit, ndonjë konflikti të mundshëm të tij në punë apo në jetën familjare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›