Të shtyhet ligji për akizat, nuk na u mor mendim
11/04/2012 Reagojnë përfaqësuesit e industrisë së Birrës
Letër e hapur lidhur me diskutimin dhe miratimin e projekt-ligjit “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”
Të nderuar deputetë të Komisionit të Ekonomisë dhe Financës në Kuvendin e Shqipërisë,
Po ju drejtojmë këtë letër të hapur të shqetësuar nga informacioni që kemi marrë nëpërmjet medieve lidhur me diskutimin dhe miratimin nga ana e komisionit tuaj të projekt-ligjit “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”.
U bë rreth 7-8 muaj që projektligji i sipërpërmendur është paraqitur nga Ministria e Financave për diskutim dhe miratim. Meqenëse ky ligj sjell një ndryshim rrënjësor në sistemin e administrimit të akcizës dhe mënyrën se si do të operojnë industritë e prodhimit të birrës, kompanitë shqiptare kanë paraqitur vërejtjet e tyre lidhur me këtë projektligj në Ministrinë e Financave, duke argumentuar edhe mbi bazën e Direktivës së Bashkimit Evropian, e cila nuk është respektuar plotësisht nga hartuesit e këtij projektligji.
Me keqardhje ju vëmë në dijeni, se vërejtjet dhe sugjerimet e bëra nga kompanitë prodhuese të birrës në Shqipëri, që synonin përmirësimin e projektligjit, nuk janë marrë parasysh në draftin që është paraqitur për diskutim dhe miratim në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës dhe ndjehemi të fyer dhe revoltuar kur dëgjojmë që drejtues të Ministrisë së Financave deklarojnë se përfaqësuesit e biznesit janë pyetur dhe e kanë dhënë miratimin e tyre për këtë ligj. Një muaj më parë ne i kemi kërkuar takim Ministrit të Financave, zotit Ridvan Bode, për të reflektuar vërejtjet e paraqitura, por ai nuk gjeti kohë të na priste apo të na kthente përgjigje zyrtare për vërejtjet që ne i kemi paraqitur zyrtarisht.
Pa dashur të hyjmë në detaje të propozimeve tona, të cilat janë dhënë për të gjitha nenet e ligjit që në mendojmë se duhen ndryshuar, po ju paraqesim shkurtimisht thelbin e vërejtjeve tona:
1. Lidhur me mënyrën e pagesës së akcizës dhe vlerës së pullave të akcizës e cila është tepër e lartë, duhet të specifikohet qartë që këto pagesa do të bëhen pas daljes së produkteve nga territori i fabrikave dhe jo si paradhënie në momentin e porosisë së pullave të akcizës. Vendosja e pullave të akcizës është një praktikë tërësisht shqiptare dhe në kundërshtim me të gjitha praktikat që aplikohen në vendet e BE-së, megjithatë pranimi nga ana e kompanive të prodhimit të birrës i këtij modeli, nuk mund të justifikojë vendosjen e parapagimit të vlerës së pullës dhe akcizës, prandaj ne i kërkojmë Komisionit të Ekonomisë dhe Financës që të bëjë ndryshimin e neneve të projektligjit ku specifikohet mënyra e pagimit të akcizës dhe pullave të akcizës.
2. Së dyti, i kërkojmë Komisionit të Ekonomisë dhe Financës që të bëjë ndryshimin e neneve të projektligjit ku përcaktohet detyrimi i kompanive për vendosjen e garancive që duhet të mbulojnë 100% të vlerës së akcizës për lëndët e para, prodhimin në proces dhe produktin e gatshëm, duke shtuar jashtë çdo logjike normale kostot e kompanive të cilat detyrohen që të angazhojnë në formë garancie vlera financiare të pallogaritshme duke i vendosur ato në pozita falimentimi të detyruar.
Për të diskutuar më në detaje lidhur me këtë projektligj, por edhe për aktet nënligjore që duhet të përgatiten nga Këshilli i Ministrave, Ministri i Financave dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, ne ju kërkojmë shtyrjen e diskutimit të këtij projektligji nga ana e Komisionit tuaj, si edhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kompanive prodhuese të birrës gjatë diskutimit të tij dhe marrjen parasysh të të gjitha vërejtjeve që janë bërë nga ana jonë.
Mbetemi në pritje të një përgjigje pozitive nga ana juaj,
Me respekt,
BIRRA TIRANA
BIRRA KORÇA
BIRRA KAON
BIRRA STELA
BIRRA NORGA