“Sulm” ndaj pusetave, vidhen 41 kapakë brenda natës
11/04/2012 Rrugët me gropa të zbuluara, rrezik epidemie dhe aksidentesh
ELBASAN- Zhduken brenda një nate në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit 41 kapakë pusetash të ujërave të zeza. Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Ardian Zhidro, ka denoncuar vjedhjen e kapakëve që i ka shkaktuar një dëm të madh kompanisë, por edhe vetë qytetarëve. "Dua të them se brenda natës janë vjedhur 41 kapakë pusetash që kanë një vlerë prej 400 mijë lekësh të reja dhe jemi detyruar që t’i zëvendësojmë.
Vjedhje masive
Tashmë pusetat e hapura mund të kthehen në një rrezik të madh për vetë banorët. Mund të dëmtohen kalimtarët dhe automjetet, por mund të jenë edhe burim infeksioni, pasi i përkasin ujërave të zeza. I bëj thirrje mbarë publikut, mbarë qytetarëve të Elbasanit të denoncojnë këto raste. Ju bëj thirrje të bashkëpunoni si me ndërmarrjen tonë, ashtu edhe me policinë, pasi pusetat nuk janë vetëm të ndërmarrjes, por të gjithë komunitetit". Drejtori Zhidro ka deklaruar se vjedhjet vazhdojnë edhe pse kjo ndërmarrje i është drejtuar policisë duke bërë denoncimin për kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve. "Ne kemi bërë denoncimet përkatëse në Prokurori e polici. Këto kapakë janë vjedhur në Fushëmbret brenda një periudhe të shkurtër. Këto vjedhje vazhdojnë thuajse çdo ditë nëse nuk do merren masa për vënien para drejtësisë së përgjegjësve". Zhidro i ka bërë thirrje organeve kompetente të gjejnë mundësitë për identifikimin e vjedhësve, pasi mjafton të kontrollohen pikat e skrapit dhe ata mund të gjenden lehtë. Fenomeni i vjedhjes së kapakëve të pusetave në bulevarde apo trotuarëve të qytetit, tashmë është bërë i zakonshëm. Ata shprehen se kanë frikën e fëmijëve, të cilët në një moment shkujdesje mund të bien brenda tyre dhe të humbasin edhe jetën. Në fakt, incidentet nuk kanë munguar, por fatmirësisht veç dëmtimeve fizike, deri më sot nuk janë shkaktuar viktima. Persona të papërgjegjshëm i vjedhin natën kapakët e pusetave me qëllim shitjen e tyre për skrap.