E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë; Radhë kilometrike në anën greke të doganës, rritet fluksi i hyrjeve

Fluksi i emigrantëve që dëshirojnë të kalojnë pushimet pranë familjarëve të tyre në Shqipëri sa vjen e shtohet. Madje, vlen për t’u theksuar se e diela ka shënuar edhe kulmin e hyrjeve, pasi një numër të madh emigrantësh në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Numri i madh i atyre që kanë planifikuar të vijnë në atdhe për pushime ka shënuar radhë kilometrike në anën greke të doganës, ashtu sikundër ka ndodhur edhe gjatë këtyre dy javëve të fundit në këtë pikë doganore. Sipas burimeve nga Kakavija bëhet e ditur se radha në palën greke radha e automjeteve ka arritur në 4 kilometër, ndërkohë që fluksi i emigrantëve sa vjen e rritet. Në radhë shikon familje të tëra, me fëmijë të vegjël, që rrinë në temperatura të larta e në diell, në pritje që t’u vijë radha për t’u afruar në sportele, ndërkohë që orët ikin, të duket sikur automjetet nuk lëvizin nga vendi. Policia jonë doganore bën me dije se shkak i radhës së krijuar është bërë fluksi i madh i emigrantëve shqiptarë që synojnë të hynë në atdhe. Ndërkaq puna nëpër sportele po vijon normalisht, pa asnjë ndalesë. Në anën greke, po punohet me kapacitetin e mëparshëm të sporteleve, 8 gjithsej: 4 në hyrje e 4 në dalje. Kurse dogana jonë punon me 7 sportele në hyrje e 3 në dalje. Sipas të dhënave nga dogana, mësohet se që nga mesi i natës duke u gdhirë dita e djeshme, në tokën shqiptare kanë hyrë 6100 shtetas, 1400 automjete dhe 50 autobusë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›