Masakrohet i riu, goditet 8 herë me thikë nga 4 adoleshentë
Një ngjarje mjaft e rëndë është shënuar në orët e vona të dy netëve më parë në qendër të qytetit të Elbasanit. Katër adoleshentë kanë sulmuar një të ri, duke e goditur me thika disa herë në trup dhe më pas janë larguar duke e lënë të shtrirë për tokë. Burime të policisë bëjnë të ditur se viktima ishte shtetasi Resmi Fetahu 20 vjeç, shofer i një firme private. Ai ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë në vendin e quajtur “Monumenti i Kristoforidhit”, nga ku më pas është transportuar për në spital. Ende nuk janë zbardhur motivet e ngjarjes, por policia ka bërë të mundur brenda një kohe të shkurtër identifikimin e katër autorëve të atentatit, të cilët janë adoleshentë të grupmoshës 16-18 vjeç, prej të cilëve tre janë arrestuar. Ndërkohë, burime spitalore bëjnë të ditur se Resmi Fetahu ka pësuar plagë të rënda, por fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën, kjo falë ndërhyrjes në kohë nga ana e mjekëve kirurgë. Fetahu, në momentin e atentatit ka qenë duke ecur në bulevard, i shoqëruar nga një bashkëmoshatar i tij, kur krejt papritur është sulmuar nga katër të rinjtë, të cilët kanë qëlluar mbi të plot tetë herë me thikë. 20-vjeçari ka rënë pa ndjenja në tokë dhe vetëm atëherë të rinjtë agresorë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Skena ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra qytetarëve që në atë çast po kryenin xhiron e mbrëmjes në bulevardin qendror. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila e ka transportuar për në spital Resmi Fetahun. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ekspertët kriminalistë, të cilët pasi kanë këqyrur vendin ku ndodhi agresioni, kanë mbajtur si provë materiale thikat me të cilat është qëlluar 20-vjeçari dhe po heton mbi zbardhjen e ngjarjes.
Arrestimi
Policia e Elbasanit ka ndaluar tre adoleshentë, të identifikuar si autorë të plagosjes së rëndë të një 20-vjeçari, ngjarje e ndodhur në orët e vona të dy netëve më parë në bulevardin “Qemal Stafa” të qytetit të Elbasanit. Burime zyrtare të policisë nuk bënë të ditur identitetin e tre adoleshentëve të ndaluar, por nënvizuan se është shpallur në kërkim dhe një bashkëpunëtor i tyre. Të katër akuzohen për plagosjen e Resmi Fetahut, 20 vjeç, shofer i firmës “EL”. 20-vjeçari, sipas hetimeve të deritanishme të policisë, ka qenë me një bashkëmoshatarin e tij, kur u qëllua tetë herë me thikë nga grupi i adoleshentëve, për motive ende të panjohura. Mësohet se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Me ndalimin e tre nga katër adoleshentët e dyshuar, si dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore të të riut Fetahu, policia shpreson të hedhë dritë mbi agresionin ndaj të dëmtuarit. Ende policia nuk bën të ditur emrat e autorëve, për arsye hetimi, e po ashtu nuk jepet një pistë e qartë e ngjarjes. Për momentin thuhet se gjithçka ka ndodhur për arsye banale. “Detaje do të jepen pasi autorët të dëshmojnë e pasi të kapet edhe i kërkuari tjetër”, - thanë burimet policore. 20-vjeçari Fetahu është qëlluar tetë herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit dhe gjendja e tij paraqitet kritike për jetën, edhe falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve kirurgë të spitalit të Elbasanit. Sipas mjekëve, ai ka marrë plagë të thella në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e goditjeve të njëpasnjëshme me thikë. Nga të dhënat paraprake rreth ngjarjes, rezulton se konflikti ka ndodhur për motive banale. Adoleshentët kanë vendosur të tregojnë forcën dhe pasi janë pajisur me thika, kanë masakruar kundërshtarin në qendër të qytetit. Sulmet me thika nga adoleshentët janë mjaft të shprehura në këtë qytet. Vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar mbi 50 raste kur adoleshentët janë të përfshirë në tentativa vrasjesh apo plagosje të ndryshme.
Detaje
20 vjeç është personi që u masakrua me thika dy net më parë në qendër të Elbasanit
4 adoleshentë, 3 prej të cilëve të arrestuar, sulmuan të riun për motive banale
50 raste janë shënuar gjatë këtij viti në Elbasan, ku adoleshentët janë përfshirë në vepra të tilla penale