Akuzohet për vrasjen e Ervis Dacit, ekstradohet në Itali Vladimir Ibaj
Një 28-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Holanda në Itali, pasi do të gjykohet për vrasjen e një bashkëkombësi, ngjarje e ndodhur më 6 gusht të 2007-s. Italia kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për shtetasin Vladimir Ibaj, i cili akuzohet se është një nga 4 autorët e vrasjes me thika të 26-vjeçarit Ervis Daci. Ngjarja ndodhi rreth një vit më parë më 6 gusht, në rrugën Circondaria në zonën veriore të Firences në Itali. Ibaj u ekstradua nga Holanda me avion në aeroportin e Fiumicino-s dhe më pas është transferuar në burgun Rebibbia në Romë. Sipas policisë, Vladimir Ibaj jetonte në Roterdam me një emër fals. Më 2 mars agjentët e policisë së Roterdamit në bashkëpunim me skuadrën e karabinierëve të Firences arrestuan 28-vjeçarin. Sipas ngjarjes së ndërtuar nga karabinierët e repartit operativ të Firences, të koordinuar nga prokurori Luca Turco, vrasja e Ervis Dacit kishte ndodhur për shkak të një grindjeje mes një grupi shqiptarësh, të cilët merreshin me shfrytëzim prostitucioni. Në shtator të 2007-s, policia arrestoi për këtë vrasje Fabiol Preçin 31 vjeç, si dhe Donaldo Domin, 31 vjeç.
Ngjarja
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mesnatës në periferi të Firences. 4 persona kanë ndaluar në rrugë dhe më pas kanë qëlluar për vdekje disa herë me thikë 26-vjeçarin, përkatësisht emigrantin shqiptar Ervis Daci. Sipas burimeve hetimore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në rrugën “Circondaria”. Të njëjtat burime shtojnë se Ervis Daci është sulmuar nga 4 persona, të cilët pasi kanë kryer krimin janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për t’i ardhur në ndihmë viktimës kanë qenë disa kalimtarë, të cilët kanë lajmëruar ambulancën, por çdo përpjekje ka qenë më se e kotë. I riu është qëlluar me 8-9 thika në gjoks, në shpatull dhe një në krah. Një ndihmë të madhe në ndërtimin e ngjarjes kanë dhënë kalimtarë të rastit, të cilët janë munduar të shpëtojnë jetën e 26-vjeçarit. Sipas dëshmitarëve, rreth 500 metra nga vendi ku është qëlluar Daci ka ndodhur një grindje. Sipas tyre, ata kishin vënë re dy makina të vogla, të cilat kanë ndaluar në rrugën “Circondaria” dhe në të kanë qenë 3 ose 4 persona. Pasi e kanë ndaluar Ervis Dacin, ata kanë nisur ta qëllojnë me thika duke i shkaktuar vdekjen.
Të arrestuar
Vladimir Ibaj, 28 vjeç
Fabiol Preçi, 31 vjeç
Donaldo Domi, 31 vjeç