E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavije/ Trafikonin te mituren per 2 mije euro, tre ne pranga

Tentonin te trafikonin nje vajze 17 vjecare ne Greqi, me qellim dergimin tek i fejuari i saj pa dokumente, por deshtojne ne minutat e fundit. Ka qene nje informate operative qe ka cuar agjentet e Antitrafikut ne Kakavije, tek tre te dyshuarit qe kishin organizuar skemen e trafikimit kundrejt pageses per 2 mije euro. E mitura shoqerohej nga dy prinderit e saj nga Tirana deri ne kufi dhe pertej vajza pritej nga dy te dyshuarit e tjere. Policia arriti qe brenda nje ore te arrestonte dje shoferin qe drejtonte mjetin "Benz" me targa TR6701R, Agim Korra, 54 vjec dhe me pas ne territorin e Kakavijes te dyshuarin e dyte Ilirian Lamce, 52 vjec, qe vezhgonte levizjet e agjenteve gjate operacionit dhe Rajmond Spiro, 51-vjec, qe u kap ne nje lokal ne qytetin e Gjirokastres. Te dyshuarit ishin nga qyteti i Tiranes dhe vepronin ne bashkepunim, nje transportonte, i dyti mbikeqyrte dhe i treti dergonte klandestinet ne destinacion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›