Korce/ Plackitet Kisha e "Shen Thanasit", zhduken hajdutet
Korce- Plackitja e kishave po kthehet ne mode cdo dite e me shume. Radhen e ka pasur gjate oreve te para te dites se diel edhe Kisha e "Shen Thanasit" ne qytetin e Korces, kurse autoret kane mundur te largohen, pa u trembur fare se mos arrestoheshin. Denoncimi eshte bere nga drejtuesit e Kishes, qe raportuan bastisjen e kasafortes, ku per fat te mire gjendeshin vetem 1 mije leke te reja. Hajdutet nuk kane demtuar ambientet e brendshme apo te vidhnin sendet me vlere historike dhe kulturore ne kishe. Nje grup hetimor nisi verifikimet nen akuzen e "vjedhjes" te Kishes qe ndodhej ne lagjen nr. 3 te Korces. "Nga veprimet e para hetimore rezulton se autoret, pasi kane hyre nga dritarja, kane pervetesuar nje shume prej rreth 1 mije lekesh", thane burime zyrtare te policise vendore diten e djeshme. Drejtuesit e kishes apeluan per hetim te shpejte dhe kapjen e autoreve. Hetimet e metejshme i kane kaluar Prokurorise se Rrethit.