Kakavijë, arrestohet për drogë 34-vjeçarja

Një 34-vjeçare është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia kufitare në Kakavijë pasi u kap me një sasi droge . Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 34-vjeçarja Aurela Doksni nga Fieri pasi në automjetin e saj u gjet e fshehur 200 gramë heroinë që kishte si destinacion kryeqytetin grek.
Sipas policisë heroina ishte mbështjellë me letër natriban dhe ishte fshehur poshtë sediles së shoferit,vend në të cilin ishte djali 10-vjeçar i të ndaluarës. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike, automjetin si dhe 3 aparatë celularë. Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së krimeve të rënda në Tiranë për veprën penale “trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe njëkohësisht po punohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.