E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, makina përplas motorrin, plagoset 67-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një 67-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Boboshticë.
 

67-vjeçari Petref Xhixho është plagosur rëndë pasi motorri me të cilën udhëtonte është përplasur nga një automjet. Menjëherë 67-vjeçari është dërguar në spitalin e Korçës dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë ndaluar drejtuesin e automjetit Gaqo Nasho 69 vjeç i cili do të merret në pyetje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›