E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, 1 i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Karinë ku një automjet i cili drejtohej nga shtetasi Klodian Hasa ka përplasur një motorr dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorrit Gëzim Brolli.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë ndaluar drejtuesin e automjetit si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›