Kakavije, ndalohet një trafikant klandestinësh
Gjirokastër - Mbrëmë në orët e vona forcat e policisë kanë ndaluar Mitat Dautajn , si organizator i trafikut klandestin. Mbi 52-vjeçarin Dautaj, nga qyteti i Ballshit, rëndon akuza e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit”.
Edhe pse nuk kishin kaluar as dy ditë nga tragjedhia e Butrintit, ku katër vetë u mbytën në liqen në tentaivë për të kaluar kufirin, Dautaj ka vazhduar punën e tij. Pasi ka marrë nga 600 euro për person dhe ka organiziaur kalimin ilegal të kufirit për një grup qytetarësh nga Fieri. “Më datën 21 tetor ai ka ndihmuar 7 shtetas për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit prej 600 Eurosh për person”, deklaroi sot zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës.
Pasi kanë kaluar kufirin e gjelbër dhe kanë bërë disa kilometra në tokën greke grupi i klandestinëve është kapur nga policia greke që i ka kthyer si deportivë në Stacionin e Policisë Kakavije pranë Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër.
Pas një pune të mirfilltë policore u arrit që të indentifikohej ky shtetas si organizator i këtij trafiku klandestinësh. Ndaj mbrëmë rreth orës 23.30 iu vnë prangat forcat e policisë së Gjirokastrës.
Dautaj ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të “Kundërshtimit me dhunë të punonjësve të policisë“, ku për këtë vepër penale ka vuajtur dënimin prej 6 muajsh.