Kakavijë, policia gjen 20 kg mariuanë në makinën e një shtetasi grek
GJIROKASTËR- Policia kufitare në Kakavijë ka mundur të sekuestrojë rreth 20 kg lëndë narkotike, të llojit mariuanë e fshehur brenda një makine.
Sipas policisë kufitare, makina tip Honda brenda të cilës u gjet lënda narkotike drejtohej nga një shtetas grek, i quajtur Antonio Dudalaqis i datëlindjes 1988.
Ky shtetas ushëtonte nga Gjirokastra për Athinë, ndërsa mësohet se ishte me origjinë nga Pireu.
Policia sqaron se droga u gjet e fshehur në bagazhin e makinës, e paketuar në 10 pako, ndërsa në brendësi të dyerve u gjetën edhe 7 pako të tjera.
Ndërsa Dudalaqis është arrestuar dhe po hetohet për vendin e blerjes së lëndës narkotike dhe për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
(ma.ar/BalkanWeb)